Friday, 25 September 2026
54°F Detroit
Ballina›Kosova›Von der Leyen të enjten në Prishtinë, takohet me Haxhiun dhe Kurtin

Von der Leyen të enjten në Prishtinë, takohet me Haxhiun dhe Kurtin

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, do të nisë të mërkurën e ardhshme, më 30 shtator, një turne disa-ditor në Ballkanin Perëndimor. Ndalesën e parë ajo do ta bëjë në Shqipëri, ku do të zhvillojë takime me presidentin Bajram Begaj dhe kryeministrin Edi Rama.

Menjëherë të nesërmen, të enjten më 1 tetor, von der Leyen do të qëndrojë në Kosovë. Sipas agjendës së bërë publike, në Prishtinë ajo do të takohet me U.D. presidenten Albulena Haxhiu dhe me kryeministrin Albin Kurti. Temat e diskutimeve nuk janë bërë të qarta ende.

Pas Kosovës, presidentja e Komisionit Evropian do ta vazhdojë turneun në Mal të Zi dhe do ta përmbyllë atë në Maqedoninë e Veriut. Siç bëhet e ditur, në agjendë nuk përfshihen Serbia dhe Bosnje e Hercegovina, të cilat do të anashkalohen për shkak të “zgjedhjeve të ardhshme” në këto dy vende.

Njoftimi për turneun u bë përmes zëdhënësit të Komisionit Evropian, Olof Gill, në raportimin ditor për media.

Burimi: Klan Kosova

Lini një koment