Tuesday, 18 August 2026
54°F Detroit
BallinaLajme nga ShqiperiaVrasja e francezit në Ksamil/ Momenti i arrestimit të Sokrat Vatës, 29-vjeçari u kap i fshehur në bagazhin e makinës (VIDE

Vrasja e francezit në Ksamil/ Momenti i arrestimit të Sokrat Vatës, 29-vjeçari u kap i fshehur në bagazhin e makinës (VIDE

Ky është momenti i arrestimit të Sokrat Vatës, 29-vjeçari i cili vrau me thikë në Ksamil turistin francez 20-vjeçar.

29-vjeçari Sokrat Vata, nga Hasi, u arrestua në Levan të Fierit, disa orë pasi ishte larguar nga vendngjarja. Forcat “Shqiponja” dhe strukturat operacionale e lokalizuan të dyshuarin, i cili ishte fshehur në bagazhin e një automjeti.

Autori Sokrat Vata ishte fshehur në bagazhin e një automjeti që drejtohej nga një 31-vjeçare, shtetase turke, ndërsa në automjet udhëtonte si pasagjer edhe një 38-vjeçar, shtetas turk.

Autori i dyshuar dhe dy shtetasit turq u shoqëruan në DVP Vlorë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Ndërkohë, grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Lini një koment