Friday, 26 June 2026
54°F Detroit
BallinaShqiperiaVrasja e Klevis Lleshit, GJKKO lë në burg të ekstraduarin nga Italia, Sajmir Kolaverin

Vrasja e Klevis Lleshit, GJKKO lë në burg të ekstraduarin nga Italia, Sajmir Kolaverin

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest në burg” për Sajmir Kolaverin.

Kolaveri u ekstradua një ditë më parë nga Italia, pasi ishte shpallur në kërkim në kuadër të hetimeve për vrasjen dhe zhdukjen e kufomës së Klevis Lleshit, ngjarje e ndodhur në vitin 2020 në Burrel.

Ai dyshohet për veprat penale “vrasje për gjakmarrje”, “fshehja ose asgjësimi i kufomës”, “grup i strukturuar kriminal”, si dhe “kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”.

Sipas hetimeve, Kolaveri është familjar i Aurel Hoxhës, i shpallur gjithashtu në kërkim si i dyshuar për urdhërimin e vrasjes së Klevis Lleshit dhe si drejtues i grupit kriminal të njohur me emrin “Monopol”.

Hetimet për këtë ngjarje vijojnë, ndërsa autoritetet janë ende në kërkim të personave të tjerë të përfshirë në këtë dosje.

Sajmir Kolaveri

Lini një koment