Friday, 21 August 2026
54°F Detroit
BallinaLajme nga ShqiperiaVrasja e turistit në Ksamil, gjykata lë në burg Sokrat Vatën, ja çfarë u vendos për të arrestuarit e tjerë

Vrasja e turistit në Ksamil, gjykata lë në burg Sokrat Vatën, ja çfarë u vendos për të arrestuarit e tjerë

Gjykata e Sarandës ka caktuar masat e sigurisë për personat e arrestuar pas ngjarjes së rëndë në Ksamil, ku humbi jetën një turist.

Për autori ne dyshuar Sokrat Vata është caktuar masa e sigurisë “arrest në burg”.

Po ashtu me masën e arrestit me burg janë lënë edhe Ezgi Parlak dhe Nuh Mahmutoglu.

Për Ildi Cekanin dhe Ardit Kasemin është caktuar arresti në burg për një afat 45-ditor.

Ndërkohë, për Luciano Seferin, Moisi Matushajn, Romeo Shehun dhe Kristo Koshon është vendosur masa “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”

Lini një koment