E mërkurë, 20 Maj 2026
54°F Detroit
BallinaSporti“Yamal një nga më të mirët, por nuk do jetë si Messi”

“Yamal një nga më të mirët, por nuk do jetë si Messi”

Frenkie de Jong ka folur së fundmi për talentin katalanas, Lamine Yamal. Mesfushori i Barcelonës, de Jong u shpreh se Yamal ka gjasa të bëhet një nga më të mirët në botë, por jo në nivelin e Messit. “Gjithmonë ka qenë lojtari im i preferuar. Si fëmijë, i kam ndjekur të gjitha ndeshjet e tij […]

Frenkie de Jong ka folur së fundmi për talentin katalanas, Lamine Yamal. Mesfushori i Barcelonës, de Jong u shpreh se Yamal ka gjasa të bëhet një nga më të mirët në botë, por jo në nivelin e Messit.

“Gjithmonë ka qenë lojtari im i preferuar. Si fëmijë, i kam ndjekur të gjitha ndeshjet e tij sepse ai është më i miri. Nuk kam asnjë dyshim. Është një futbollist fantastik. Sa më përket mua, mendoj se nuk do të shoh kurrë dikë që ta arrijë nivelin e Lionel Messit”.

“Lamine Yamal ka një talent të jashtëzakonshëm; ai mund të bëhet lojtari më i mirë në botë dhe mund ta arrijë këtë disa herë gjatë karrierës së tij. Por unë e kam parë Messin që nga fëmijëria dhe ai është futbollisti më i mirë i të gjitha kohërave; asnjë lojtar tjetër nuk i afrohet nivelit të tij. Shpresoj që Lamine Yamal të bëhet lojtari më i mirë në botë”, deklaroi ai.

Lini një koment