Monday, 19 October 2026
54°F Detroit
Ballina›Arte›Zack Snyder tregon se Jeffrey Dean Morgan po i “bën presion” për një rol në ri-xhirimin e “Escape from New York”

Zack Snyder tregon se Jeffrey Dean Morgan po i “bën presion” për një rol në ri-xhirimin e “Escape from New York”

Regjisori Zack Snyder ka zbuluar një detaj interesant për ri-xhirimin e klasikës “Escape from New York”, ndërsa ishte i ftuar në podcast-in “Happy Sad Confused” me Josh Horowitz. Sipas tij, Jeffrey Dean Morgan — i njohur si Negan në “The Walking Dead”, si Comedian në “Watchmen” dhe si Thomas Wayne në “Batman v Superman” — i ka rënë pas me këmbëngulje për një rol në projekt, qoftë si Snake Plissken, qoftë në një rol tjetër.

“He literally has been hitting me up recently. He’s the best; I love him. He’s so strong”, u shpreh Snyder për aktorin, duke shtuar se ai fjalë për fjalë i ka shkruar së fundmi dhe se e çmon shumë.

I pyetur nëse e ka gjetur tashmë aktorin që do të marrë rolin ikonik të Kurt Russell si Snake Plissken, regjisori u përgjigj enigmatikisht: “I may” (ndoshta e kam). Snyder zbuloi edhe qasjen e tij për filmin: ai do të vendoset në vitin 1997, por “nga perspektiva e vitit 1981” — lufta fiktive mes policisë amerikane dhe elementeve kriminalë fillon më 9 korrik 1981, datën e publikimit të filmit origjinal. Ai këmbëngul se aktori kryesor “duhet të duket si Snake, ose unë largohem”.

Snyder u shpall në qershor si shkrues dhe regjisor i ri-xhirimit për Warner Bros. Pictures, ndërsa projekti mbetet në zhvillim aktiv pa datë publikimi ende. Origjinali i vitit 1981, me regji të John Carpenter dhe me Kurt Russell si Snake Plissken, konsiderohet një klasik kult.

Burimi: ComingSoon.net

Lini një koment