Friday, 17 July 2026
54°F Detroit
BallinaKosovaZana Spahiu zgjidhet drejtoreshë e përgjithshme e RTK-së

Zana Spahiu zgjidhet drejtoreshë e përgjithshme e RTK-së

Bordi i Radiotelevizionit të Kosovës (RTK) ka zgjedhur me votim unanim Zana Spahiun në pozitën e Drejtores së Përgjithshme të transmetuesit publik.

Spahiu, e cila ishte kandidatja e renditur e para pas procesit të intervistimit dhe vlerësimit, u votua unanimisht nga anëtarët e Bordit për të marrë drejtimin e RTK-së. Mandati i saj do të zgjasë tre vjet.

Zana Spahiu kishte dalë edhe kandidatja më e vlerësuar në procesin e intervistimit, duke grumbulluar 90.7 pikë nga anëtarët e Bordit të RTK-së.

Në garë për pozitën e Drejtorit të Përgjithshëm të RTK-së ishin gjashtë kandidatë: Lorik Arifaj, Antigona Baxhaku, Arber Geci, Nexhmedin Spahiu, Zana Spahiu dhe Hysen Hundozi.

Vendimi i Bordit i jep fund procesit të përzgjedhjes së drejtuesit të ri të transmetuesit publik, me Zana Spahiun që do ta udhëheqë RTK-në për një mandat trevjeçar./Telegrafi/

Lini një koment