Friday, 14 August 2026
54°F Detroit
BallinaLajme nga ShqiperiaZbardhet përleshja në Burgun e Fierit, nga takimi për ‘kafe’ tek konflikti! Transferohen dy nga të dënuarit, pritet nd�

Zbardhet përleshja në Burgun e Fierit, nga takimi për ‘kafe’ tek konflikti! Transferohen dy nga të dënuarit, pritet nd�

Zbardhen detaje nga përleshja e përgjakshme në Burgun e Fierit një ditë më parë.

Mbas incidentit me dy të dëmtuar në burgun e Fierit, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka hequr nga ky burg dy të dënuar.

Siç i treguan burime shumë të sigurta gazetares Anila Hoxhës, njëri prej tyre, Aldo Gjini, është transferuar në burgun e sigurisë së lartë në Burrel, kurse Jurgen Zotaj është dërguar nga spitali i Fierit në Qendrën Spitalore të Burgjeve në Tiranë.

Në burgun e Fierit është mbajtur vetëm Denis Brajovic ose Bajri.

Policia e Fierit, së bashku me Prokurorinë lokale, po kryejnë hetime për të faktuar shkaqet e përleshjes mes dy të burgosurve, që u mbyll me plagosjen e Brajovic dhe Zotaj.

Janë marrë në pyetje 6 policë të burgjeve që ishin në detyrë, nga të cilët pritet që katër të pezullohen gjatë javës së vjen, si të dyshuar se neglizhuan rregullat e sigurisë.

Në kamera duket Jurgen Zotaj dhe Aldo Gjini që lëvizin nga njëri sektor në sektorin e Brajovic, mbasi këtij të fundit i ishte komunikuar nëse i priste apo jo për kafe.

Më tej shpjegoi Anila Hoxha, e cila gjatë ditës komunikoi me anëtarë të stafit në burgun e Fierit, tre të burgosurit takohen me njëri-tjetrin duke u përqafuar dhe zhvendosen në një ambient tjetër ku nuk ka kamera.

Por për pak minuta, nga dëshmia e marrë, Brajovic thuhet se ai u sulmua me një send të improvizuar si armë e ftohtë. I burgosuri i thotë policisë që po heton se ia rrëmbeu armën Jurgenit dhe me të iu kundërpërgjigj. Sipas tij, ai nuk la asnjë konflikt dhe e kishte pranuar vizitën për kafe në sektor, mbasi njihte dhe kishte shok, pra garant, Aldo Gjinin.

I thashë policit, deklaroi Brajovic:

“Le të vijnë sa të laj sytë” dhe më pas, për arsye që nuk i shpjegon dot, pas takimit me shokët u sulmua.

Hetimet po vazhdojnë ende për të zbuluar nëse është incident banal apo i porositur.

Lini një koment