Friday, 14 August 2026
54°F Detroit
BallinaLajme nga ShqiperiaZjarr i madh në Himarë, era favorizon përhapjen e flakëve (VIDEO)

Zjarr i madh në Himarë, era favorizon përhapjen e flakëve (VIDEO)

Një zjarr me përmasa të konsiderueshme ka përfshirë zonën e Nivicës, në bashkinë Himarë, duke shkaktuar alarm për shkak të përhapjes së shpejtë të flakëve.

Sipas informacioneve paraprake, era e fortë po favorizon avancimin e zjarrit, duke e bërë më të vështirë vënien e tij nën kontroll.

Në terren kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, të cilat po punojnë për izolimin dhe shuarjen e vatrës. Ndërhyrja po has vështirësi për shkak të terrenit të vështirë dhe kushteve atmosferike, ndërsa autoritetet vijojnë përpjekjet për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të flakëve.

Lini një koment