Zjarr i përmasave të mëdha në Gjirin e Lalzit
Një zjarr me përmasa të mëdha ka përfshirë zonën e Shën Pjetrit në Gjirin e Lalzit. Përhapja e shpejtë e flakëve është favorizuar edhe nga era e fortë.
Strukturat zjarrfikëse të Bashkisë Durrës dhe ato të emergjencave kanë ndërhyrë menjëherë në terren dhe prej disa orësh po vijojnë operacionin intensiv për vënien nën kontroll të situatës dhe parandalimin e përhapjes së mëtejshme të zjarrit.Për arsye sigurie dhe për të garantuar jetën e qytetarëve, është kryer menjëherë evakuimi i plotë i të gjithë personave që ndodheshin në një kompleks turistik dhe në një banesë private pranë zonës së rrezikut.
Në këtë operacion masiv janë angazhuar kapacitete të shumta njerëzore dhe logjistike në nivel rajonal e kombëtar.