Sunday, 23 August 2026
54°F Detroit
BallinaSportiZyrtare: Gjimshiti largohet nga Atalanta, kapiteni i kombëtares prezantohet te skuadra e re

Zyrtare: Gjimshiti largohet nga Atalanta, kapiteni i kombëtares prezantohet te skuadra e re

Tani është zyrtare: Berat Gjimshiti është një lojtar i Al Diriyah, skuadër që militon në Superligën e Arabisë Saudite.

Klubi saudit ka zyrtarizuar afrimin e kapitenit të kombëtares shqiptare pak minuta më parë me anë të një njoftimi në faqen zyrtare.

Gjimshiti largohet pas 10 vitesh nga Atalanta, skuadër tek e cila u kthye në një titullar të padiskutueshëm dhe ku fitoi edhe një Europa League.

Lini një koment