Tuesday, 8 September 2026
54°F Detroit
BallinaArte1 Shtator 1912 – Shkodra hap kinemanë e parë publike

1 Shtator 1912 – Shkodra hap kinemanë e parë publike

TIRANË, 1 shtator, ATSH/ Më 1 shtator 1912, në Shkodër u çel kinemaja e parë publike në Shqipëri, me emrin “Grand-Kino Skioptiko-Teatri Elektrik”.

Nisma ishte e austriakut Jozef Shtauber, i cili u ndihmua nga piktori i njohur shkodran Kolë Idromeno, që i ofroi mjediset e shtëpisë së tij për shfaqjet.

Kinemaja vijoi të shfaqte filma deri në vitin 1914, kur shpërthimi i Luftës së Parë Botërore ndërpreu aktivitetin e saj.

Një ngjarje që shënoi një moment të rëndësishëm në historinë e kinematografisë shqiptare.

Lini një koment