E shtunë, 28 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›114-vjetori i Pavarësisë, Peleshi: Shqiponja, simbol i rrënjëve tona që mbart histori, sakrificë dhe krenari

114-vjetori i Pavarësisë, Peleshi: Shqiponja, simbol i rrënjëve tona që mbart histori, sakrificë dhe krenari

Kryetari i Parlamentit, Niko Peleshi ka përcjellë urimin e tij për 114-vjetorin e Pavarësisë, duke ndarë një mesazh me tone historike e emocionale në rrjetet sociale, shoqëruar me një vepër artizanale të shqiponjës në xham.

Në urimin e tij, kreu i Parlamentit vë në pah vlerën simbolike të kësaj figure kombëtare, duke thënë se ajo përfaqëson rrënjët, historinë dhe krenarinë shqiptare, si dhe kujtesën e përpjekjeve të brezave të mëparshëm për liri.

Peleshi ka shprehur gjithashtu mirënjohjen e tij ndaj mjeshtrit Vasil Dhiamandi për punimin e veprës, duke vlerësuar kontributin e tij artistik në ruajtjen dhe dhënien jetë të simboleve kombëtare.

“Një shqiponjë në xham, por me gjithë shpirtin e Shqipërisë brenda saj. Një simbol i rrënjëve tona, që mbart histori, sakrificë dhe krenari. Në të jehojnë zërat e brezave që luftuan për liri dhe jeton kujtesa e asaj që na bashkon, na bën të ndihemi një dhe të ecim përpara me dinjitet e krenari si shqiptarë.

Me zemrën plot, Gëzuar Ditën e Pavarësisë! Mirënjohje për mjeshtrin Vasil Dhiamandi, që përmes talentit dhe duarve të tij i jep jetë simboleve që mbartin historinë dhe shpirtin tonë kombëtar”, shkruan Peleshi.

Lini një koment