E diel, 22 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›120-vjetori i Shoqatës “Tomorri”, Begaj: Një trashëgimi që na vjen nga shekujt, detyra jonë ta ruajmë

120-vjetori i Shoqatës “Tomorri”, Begaj: Një trashëgimi që na vjen nga shekujt, detyra jonë ta ruajmë

Në Akademinë e Shkencave po zhvillohet ceremonia përkujtimore me rastin e 120-vjetorit të krijimit të Shoqatës “Tomorri”, një përvjetor që përkon edhe me Ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe.

I pranishëm në këtë aktivitet ishte Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, i cili e cilësoi pjesëmarrjen në këtë përvjetor si një nder dhe ndau edhe një kujtim personal që lidhet me malin e Tomorrit dhe legjendat e tij.

“Është një nder të jem këtu. Jeni të gjithë të njohur me historinë e Tomorrit, por po dekonspiroj pak nga historia ime personale. Jam rritur me legjendat e Shpiragut dhe Tomorrit”, u shpreh Begaj.

Kreu i Shtetit theksoi se në historinë e Tomorrit ndërthuren gjeografia, identiteti dhe trashëgimia kulturore, të ruajtura ndër breza.

Sipas tij, Tomorri mbetet një simbol i qëndresës, besimit dhe legjendës, duke ruajtur gjurmët e një trashëgimie të pasur që ka frymëzuar breza të tërë shqiptarësh.

Fjala e presidentit:

Në fakt ju jeni të gjithë të njohur me legjendat dhe historinë e Tomorit. Unë po dekonspiroj pak nga historia ime personale. Unë jam rritur me legjendat e Tomorrit edhe Shpirat.
Pak vende në gjeografinë e Shqipërisë kanë peshën që sjell fjala Tomorr. Aty bashkohet madhështia e natyrës, pesha e historisë, besimi dhe rrënjët e një identiteti që është ruajtur në kohë.
Në majat e tij, në fshatrat e tij dhe në krahinat përreth ruhen gjurmë të një trashëgimie të pasur që ka frymëzuar breza të tërë dhe ka zënë vend të veçantë. në ndërgjegjen tonë kombëtare.
Tomorri mbetet mali i legjendve dhe i besimit, i këngës dhe i poezisë, i mikpritjes dhe i qëndresës. Është nje vend ku natyra ka krijuar madhështinë, ndërsa njerëzit e asaj treve i kanë dhënë shpirt.
Të nderuar të pranishëm, këtë vit shënojmë 120 vjetorin e themelimit së shoqatës atdhetare kulturore Tomori, krijuar në nëntor të vitit 1906, në një periudhë vendimtare kur shqiptarët po luftonin për aktin më të madh të historisë sonë moderne, shpalljen e pavarësisë.

120 vjetori i krijimit të shoqatës Tomorri përbën një përvjetor të rëndësishëm jo vetëm për anëtarët e saj që kanë mbajtur gjallë veprimtarinë e shoqatës, por edhe për traditën e shoqërive kulturore patriotike shqiptare të cilat kanë luajtur një rol të çmuar në historinë tonë kombëtare. Kërkon bukur kjo festë, ky takim te cilin e festojmë së bashku me ditën e alfabetit sepse shoqata Tomorri lindi në një kohë kur shqiptarët po bënin përpjekje të mëdha për gjuhën, për shkollën, për kulturën dhe afirmimin e identitetit të tyre kombëtar.
Dy vjet më vonë, kongresi i manastirit do t’i jepte shqipes alfabetin e njësuar duke kurorëzuar një punë që kishte nisur shumë më herë dhe që kishte bashkuar atdhetarë të ardhur nga krahina, besime dhe rryma të ndryshme të mendimit shqiptar. Në atë periudhë shoqatat patriotike, klubet, shkollat dhe botimet në gjuhën shqipe krijuan një hapësirë të jashtëzakonshme, bashkëpunimi mes shqiptarë brenda vendit dhe në diasporë.

Rreth tyre u mblodhën njerëz që e kuptonin se puna për gjuhën dhe kulturën ishte njëkohësisht punë për vetëdijen dhe të ardhmen e kombit. Me këtë traditë lidhen edhe personalitete të rëndësishme të historisë sonë si Fanoli dhe Nithat Frashri, të cilët secili në mënyrën e vetë i dhanë kulturës dhe gjuhës shqipe një vend qëndror në veprimtarinë e tyre patriotike.
Me veprimtarinë e tij mes shqiptarëve në Amerikë, Fanoli dëshmoi se largësia gjeografike nuk e dobëson lidhjen me Atëun kur ajo ushqehet nga gjuha, nga kultura dhe nga vetëdija e fortë të përkatësisë. Mithat Frashri, një prej figurave kryesore, kryetari i kongresit të manastirës, u dha kontributin e tij në çështjen kombëtare përmes dijes, librit dhe kulturës. Historia jonë ka shumë shembuj patriotësh si Panoli dhe Midat Frashri, por unë i referova atyre për faktin se ata të dy kanë qenë pjesë e shoqatës Tomorri.
Fanoli si përfaqësues i shoqatës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Po ashtu dhe Midhat Frash përfaqësuesi I saj në Greqi. Të nderuar miq, veprimtaria e shoqatës Tomorri pas rithemelimit të saj ecën në të njëjtën traditë nga studimi i historisë, folklorit, etnokulturës, te botimet, veprimtaritë shkencore, trashëgimia natyrore dhe bashkëpunimi me institucionet kulturore akademike brenda dhe jashtë vendit.

Në një vend me pasuri të madhe krahinore si Shqipëria, puna e shoqatave të tilla ka një rëndësi që shkon përtej ruajtjes së traditave lokale. Çdo treh sjell në kulturën tonë të përbashkët historinë, të folmen, kulturën, këngën, zakonet, kujtesën dhe mënyrën e saj të veçantë të parit të botës. së bashku. Këto krijojnë ate pasuri dhe shumësi mbi të cilën është formuar identiteti kulturor shqiptar. Dita e alfabetit sot na e kujtojnë këtë ndoshta më qartë se çdo datë tjetër. Në manastir shqiptarët nuk hoqën dorë nga dallimet mes tyre. Ata u përbashkuan përmes gjuhës. Alfabeti i njësuar i dha shqipes një mjet të përbashkët shkrimi.

Ndërsa shkolla, libri, letërsia, studimi dhe puna e brezave i dhanë atij jetë dhe e kthyen gjuhën në një nga shtyllat më të forta të identitetit tonë kombëtar. Në këto kushte puna për njohjen dhe përcjelljen e trashëgimisë kulturore merr një rëndësi akoma më të madhe. Ajo duhet të na ndihmojë të njohim më mirë atë që kemi trashëguar, të studiojmë më me seriozitet dhe t’ua përcjellim brezave të rinj në një mënyrë që u flet edhe atyre, kohës së tyre dhe botës në të cilën ata jetojnë.

Të dashur miq, në një kohë kur shoqëria jonë po ndryshon me shpejtësi, kur shumë të rinj lëvizin drejt vendeve të tjera dhe komunitetet përballen me sfida të reja, shoqatat kulturore kanë një rol të pazëvendësueshëm. sepse ato mbajnë të gjalla lidhjet njerëzore, ruajnë kujtesën dhe i ndihmojnë brezat të njohin rrënjët e tyre. Kjo vlen veçanërisht për shqiptarët që jetojnë jashtë vendit. Lidhja me vendlindjen gjen kuptimin e plotë kur kthehet në kontribut të prekshëm për zhvillimin e saj përmes dijes, përmes nismave qytetare, projekteve kulturore dhe investimeve. Unë besoj se shoqata atdhetare kulturore Tomori do të vazhdojë të jetë një urë e fortë mes brezave si dhe mes atyre që jetojnë në këtë trevë dhe atyre që kanë ndërtuar jetën e tyre në qytete të tjera apo edhe në diasporë. Ju inkaroj që të vazhdoni punën tuaj, t’i jepni hapësirë të veçantë të rinjve, shkollave, hulumtimit dhe nismave për mbrojtjen e natyrës, sepse një traditë mbetet e gjallë kur brezi i ri e njeh atë. e çmon dhe zgjell ta çojë përpara. Tomorri ka qëndruar për shekuj si një pikë referimi në pejsazhin dhe kujtesën tonë kombëtare. Ai na kujton se madhështia e një vendi nuk matet vetëm me lartësinë e maleve, por edhe me vlerat e njerëzve të tij, me dijen që ata përcjellin, me mikpritjen që ata ofrojnë dhe me solidaritetin që ata tregojnë dhe me gjurmët e mira që lëmë pas. Uroj që Shoqata Atdhetare Kulturore Tomori të vijojë me sukses misionin e saj duke shndërruar këtë trashëgimi të çmuar në burim frymëzimi për të ardhmen.

Tomorri është një trashëgimi që na vjen nga shekujt. Detyra jonë është ta ruajmë me dashuri dhe përgjegjësi dhe t’ua përcjellim brezave që vijnë edhe më të pasur edhe më të mbrojtur. Shumë faleminderit.

Lini një koment