Romani Kthimi i Fran Camaj: Shqiptaret, Kolonizimi, dhe Shenjtëria e jetës
Fjala e mbajtur në promovimin e romanit “Kthimi” të Fran Camajt, zhvilluar në Kishën Katolike Shqiptare të Shën Palit në Rochester Hills, Michigan.

Jo më larg se dje, Papa Leo XIV u bëri thirrje banorëve të Monakos që të përdorin pasurinë, ndikimin dhe besimin e tyre për me të mirën, veçanërisht, siç tha ai, për të mbrojtur shenjtërinë e jetës.
Dhe ishin pikerisht fjalet e fundit qe jo vetem me bene te mendohem thelle por edhe ma ndryshuan formen e ketij diskutimi.
Sot kthjelltazi mendoj se romani Kthimi i autorit Fran Camajt vec te tjerash eshte nje deshmi historike se si eshte kuptuar shenjteria e jetes midis malsoreve shiptare.
Nuk ka dyshim se ky roman shkon përtej letërsisë. Me shume se rrëfim artistik, romani eshte një dokument i gjallë kulturor dhe moral,
një pasqyrë e jetës së malësorëve shqiptarë në trojet e tyre në Mal të Zi. Në thelb, ky roman nuk është vetëm një histori. Është një mënyrë jetese.
Ne shqiptarët, si një popull i vogël i vendosur mes fuqive të mëdha, kemi qenë shpesh të detyruar të luftojmë jo vetëm për tokën, por edhe për vetë kuptimin e identitetit tonë. Kjo përpjekje ka qene ne ndeshje te forte me ate se si kundershtaret tane kane dashur te na pershkruajne. Per fat te keq, kjo nevoje e kahershme per te deshmuar identitetin tone mund te jete mbështetur edhe në mite apo ekzagjerime nga individe te pakualifikuar apo nga ata te cilet e kerkojne patriotizmin si menyre per te arritur interesa te caktuara personale a politike.
Por Fran Camaj ka zgjedhur një rrugë tjetër. Ai nuk e ngre zërin.
Nuk pretendon dhe nuk argumenton me forcë. Ai thjesht rrëfen. Dhe në këtë thjeshtësi te rrefimit qëndron edhe kontributi I tij I padiskutueshem ne ndihme te identitetit tone kombetar.
Camaj na çon në një botë konkrete: Mjegoti, Muzheçku, Trieshi, Rabaj, Dinoça. Emra që nuk janë dekor – janë dëshmi.
Na prezanton familje konkrete: Gjekë Ivani dhe bijtë e tij – Pretashi, Deda, Marku, Mirashi, Preka. Autori na flet per një botë te lidhur fort me tokën, me një rend që është njëkohësisht ekonomik por thellesisht moral.
Në këtë botë, jeta nuk ka nevojë për interpretim. Ajo thjesht jetohet: në furrat e vogla të qymyrit, në gratë që tjerrin leshin, në lahutën që nuk është vetëm instrument, por kujtesë popullore.
Edhe gjuha është pjesë e kësaj bote: “Ma mirë i vajzë t’mirë se i djalë t’keq…” “Mendo mirë se e mira ka me t’gjet…” Këto nuk janë thjesht fjali por një filozofi e tërë jetese.
Dhe në themel të kësaj filozofie qëndron një sistem vlerash i qartë: Nderi, burrëria, bujaria, mikpritja, besa, besnikëria.
Jane pikerisht keto detaje nga romani qe me me kthyen tek ideja e shenjterise se jetes tek malsoret shqiptare.
Për ta kuptuar plotësisht këtë botë, ngjarjet e romanit duhen vendosur në kontekstin e tyre.
Me lejoni te bej nje paranteze: Pas Luftës së Parë Botërore, Ballkani u riorganizua thellësisht.Perandoritë u shpërbënë. U krijuan shtete të reja.
Dhe në këtë proces, Kosova u la nën Serbi. Shqiptarët e saj u përballën me shtypje, me shpërngulje të detyruar dhe me një projekt të qartë kolonizimi shtetëror, që synonte ndryshimin e strukturës demografike.
Këtu është e rëndësishme të bëjmë një dallim të qartë: Migrimi është nevojë njerëzore për mbijetesë, ndersa Kolonizimi është projekt politik.
Dhe pikërisht në këtë realitet vendoset historia e romanit.
Familja e Mark dhe Trina Gjekës niset drejt Kosovës. Si shumë të tjerë, edhe ata kërkojnë një jetë më të mirë. Vendimi i tyre është njerëzor, i kuptueshëm e i natyrshëm. Por kur mbërrijnë, përballen me një të vërtetë që nuk mund të shmanget: shtëpia nuk ishte bosh – ajo ishte lënë bosh. Toka nuk ishte e lirë – ajo ishte e grabitur.
Dhe këtu ndodh momenti kyç i romanit. Ata mund të qëndronin. Askush nuk do t’i ndalonte. Por ata zgjodhen të kthehen. Dhe jo sepse ishin të dobët. Por sepse ishin pikerisht të fortë. Per shqiptarin, jeta me nder e perballon cdo sakrifice.
Ata refuzojnë të bëhen përfitues të një padrejtësie edhe pse nuk e kanë krijuar vetë. Dhe pikërisht këtu qëndron e verteta e madhe e këtij romani: Kthimi i tyre nuk është humbje. Kthimi i tyre eshtë fitore morale. Kthimi i tyre eshte rezultat i perceptimit me te larte mbi jeten jo vetem si jete qe na e ka falur perendia, por si jete me dinjitet, me nder dhe drejtesi. Per mua, kjo do te thote jo vetem ta shohesh jeten si dick ate shenjte, por edhe ta jetosh ate shenjterisht.
Kthimi i tyre i mundimshem, mbetet dëshmi se vlerat – burrëria, besa, nderi – nuk janë vec fjalë të bukura për t’u thënë por edhe vendime të vështira për t’u marrë.
Vlera e spikatur e ketij romani qendron ne faktin se aty identiteti yne dhe shenjteria e jetes nuk shpallen. Ato provohen dhe marrin jete nga vete verimet dhe historia e kesaj familjeje te ndershme.
Dhe romani na lë me një pyetje që e tejkalon kohën dhe vendin: Çfarë zgjedhim ne, kur kemi mundësinë të përfitojmë nga një padrejtësi?
Sepse në fund, edhe në kushtet më të vështira, njeriu mbetet i lirë në një pikë: në zgjedhjen e tij morale. Midis asaj që mund të marrë…dhe asaj që duhet të refuzojë. Dhe ndonjëherë, pikërisht në këtë refuzim,
qëndrojne vlerat e nje jete te jetuar me dinjitet.
Duke reflektuar mbi mesazhin e Papa Leo XIV , një gjë bëhet e qartë:
malësorët shqiptarë e kane pasur shenjtërinë e jetës koncept themelor te menyres se tyre te jeteses. Vetem dicka e shenjte do te meritonte cdo sacrifice dhe nderim te plote. Dhe pikërisht këtë dëshmon romani Kthimi. Dhe e deshmon jo me fjalë të mëdha, por me të vërteta te pakontestueshme.
Ne fund te kesaj fjale, do te thosha me plot gojen se malsoret shqiptare vertet mund te mos krahasohen dot me te pasurit e Monakos, por pasuria e tyre shpirterore nuk ka nevoje per kujtesa, pasi ata gjithmone kane jetuar lart, dhe shume prane zotave.