Thursday, 1 October 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›Aksident në aksin Elbasan-Peqin, plagosen një grua dhe një fëmijë (VIDEO)

Aksident në aksin Elbasan-Peqin, plagosen një grua dhe një fëmijë (VIDEO)

Një automjet është përfshirë në një aksident këtë të premte. Mjeti është përplasur me barrierat mbrojtëse në aksin rrugor Elbasan-Peqin.

Sipas të dhënave paraprake, drejtuesi i mjetit, shtetas maqedonas që po udhëtonte drejt Rrogozhinës, dyshohet se ka humbur kontrollin e automjetit pasi e ka zënë gjumi.

Si pasojë e aksidentit janë lënduar një grua dhe një fëmijë, të cilët janë dërguar për mjekim, ndërsa policia po heton rrethanat e ngjarjes.

Lini një koment