Thursday, 1 October 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›Droni ‘spiunon’ parcelën me drogë në mes të pyllit, arrestohet 37-vjeçari në Mirditë! U kap teksa vadiste hashashin

Droni ‘spiunon’ parcelën me drogë në mes të pyllit, arrestohet 37-vjeçari në Mirditë! U kap teksa vadiste hashashin

Një 37-vjeçar është arrestuar në Mirditë, pasi u konstatua me dron teksa kujdesej për bimët narkotike që dyshohet se kishte kultivuar në një zonë të pyllëzuar në fshatin Xhuxhë.

Gjatë operacionit “Droni” u evidentuan 60 bimë të dyshuara Cannabis Sativa, pjesa më e madhe e të cilave u asgjësua.

“U konstatua nëpërmjet monitorimit me dron, teksa kujdesej për bimët narkotike që kishte kultivuar në mes të pyllit, në fshatin Xhuxhë. Vihet në pranga 37-vjeçari. Asgjësohen dhjetëra bimë narkotike. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mirditë, si rezultat i kontrolleve me dronë në zona të thella malore, me objektiv parandalimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike, finalizuan operacionin e koduar “Droni”, gjatë të cilit u vu në pranga shtetasi F. M., 37 vjeç, banues në fshatin Xhuxhë”, tha policia.

37-vjeçari dyshohet se kishte kultivuar 60 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa, në zonën e pyllëzuar të fshatit dhe në afërsi të banesës së tij.

“Pjesa më e madhe e bimëve narkotike u asgjësuan nëpërmjet djegies, ndërsa një pjesë e vogël u sekuestrua me cilësinë e provës materiale”, njoftuan burime zyrtare.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Lini një koment