Thursday, 1 October 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›Hoxha takim me homologun gjerman: Agjenda ambicioze e reformave, çelësi i së ardhmes evropiane të Shqipërisë

Hoxha takim me homologun gjerman: Agjenda ambicioze e reformave, çelësi i së ardhmes evropiane të Shqipërisë

Në kuadër të takimit ministror të Procesit të Berlinit, që u mbajt në Pržno të Malit të Zi, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, u takua me Ministrin Federal të Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Johann Wadephul.

Të dy ministrat patën një shkëmbim thelbësor me fokus rrugëtimin evropian të Shqipërisë.

“Ne mbetemi plotësisht të përkushtuar për të përmbushur zotimet tona dhe për të avancuar mbi bazën e meritave, ndërsa punojmë ngushtë me Gjermaninë dhe partnerët tanë evropianë drejt një Evrope më të fortë, më të bashkuar, më të sigurt dhe më të qëndrueshme”, deklaron Ministri i Jashtëm.

Lini një koment