Monday, 21 September 2026
54°F Detroit
BallinaLajme nga ShqiperiaPlagosi me thikë për motive të dobëta kushëririn në Pogradec, arrestohet 51-vjeçari

Plagosi me thikë për motive të dobëta kushëririn në Pogradec, arrestohet 51-vjeçari

Është arrestuar vetëm disa orë pas ngjarjes autori i plagosjes në Pogradec, sherr i cili nisi mes dy kushërinjve dhe degradoi në përdorimin e thikës.

Sipas raportimeve të policisë, në pranga ka rënë B. Ç., 51 vjeç, i cili rreth orës 09:00 ka goditur me thikë kushëririn e tij, shtetasin M. Ç., 48 vjeç. Gjatë konfliktit për motive të dobëta, sherri ka degraduar në përdorimin e thikës, ku mbeti i plagosur 48-vjeçari, i cili është transportua në spital dhe po merr ndihmë mjekësore.

Mësohet se gjatë kontrolleve 51 vjeçari është kapur në fshatin Proptisht, i cili është shoqëruar në ambientet e Komisariatit për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit.

Lini një koment