Dëmtoi laurën e parkingut në Aeroportin e Prishtinës, arrestohet një person
Një person është arrestuar pasi dyshohet se ka dëmtuar laurën e një parkingu në Aeroportin e Prishtinës. Ngjarja ka ndodhur të dielën, rreth orës 20:50, ndërsa rasti është konfirmuar nga Policia e Kosovës në raportin 24-orësh.
Sipas raportit policor, bëhet fjalë për një mashkull kosovar. “Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se ka dëmtuar laurën e një parkingu”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.
I dyshuari është intervistuar nga njësitë policore, ndërsa me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Autoritetet nuk kanë dhënë detaje të tjera për motivet e veprimit apo për vlerën e dëmit të shkaktuar.
Hetimet për këtë rast po vazhdojnë, ndërsa pritet që institucionet përgjegjëse të sqarojnë rrethanat e plota të ngjarjes.
Burimi: KosovaPress