Tuesday, 22 September 2026
54°F Detroit
BallinaKosovaVedat Muriqi kapiteni i ri i Kosovës pas largimit të Amir Rrahmanit

Vedat Muriqi kapiteni i ri i Kosovës pas largimit të Amir Rrahmanit

Vedat Muriqi është kapiteni i ri i Përfaqësueses së Kosovës. Lajmi vjen pas largimit të Amir Rrahmanit nga Kombëtarja, i cili së fundmi i dha fund karrierës së tij me fanellën dardane.

Vendimi për shiritin e kapitenit është marrë nga përzgjedhësi Franco Foda, i cili ia ka besuar sulmuesit rolin e liderit të ekipit kombëtar në ciklin e ri.

Muriqi, sulmues i Fehnerbahçe-s, nuk është i panjohur me këtë rol — ai e ka mbajtur tashmë shiritin e kapitenit në ndeshjen e fundit ndaj Rumanisë, ku Rrahmani mungoi.

Ky ndryshim shënon një kapitull të ri për Përfaqësuesen e Kosovës, e cila tashmë do të udhëhiqet në fushë nga një prej lojtarëve më me përvojë të saj.

Burimi: KosovaPress

Lini një koment