Tuesday, 22 September 2026
54°F Detroit
BallinaKosovaPaçarizi: Kosova s’loboi, nuk aktivizoi organizata kredibile për monitorim e diskreditim të Speciales

Paçarizi: Kosova s’loboi, nuk aktivizoi organizata kredibile për monitorim e diskreditim të Speciales

Opinionisti Rrahman Paçarizi ka drejtuar kritika të ashpra ndaj institucioneve të Kosovës për mungesën e lobimit shtetëror dhe për mosaktivizimin e mekanizmave ndërkombëtarë karshi proceseve gjyqësore në Gjykatën Speciale në Hagë.

Në emisionin Rubikon në Klan Kosova, Paçarizi theksoi se ndonëse angazhimi me Shoqatën e Avokatëve Britanikë ishte një hap i mirë, ai duhej të zgjerohej me organizata të fuqishme botërore — Human Rights Watch, Amnesty International dhe organizata amerikane — që të monitoronin dhe diskreditonin procedurat e Speciales, të cilat, sipas tij, ashiqare nuk janë procedurat e duhura.

Ai nënvizoi se themelimi i vetë Gjykatës Speciale ishte rrjedhojë e një lobimi të gjatë nga shtetet, ndaj Kosova duhej të përgjigjej me të njëjtën peshë diplomatike — gjë që nuk e bëri.

Paçarizi theksoi se që nga shkuarja në Hagë të ish-krerëve të UÇK-së dhe të shtetit — Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit — Kosova ka vuajtur nga mungesa e një politike të jashtme funksionale.

Burimi: Klan Kosova

Lini një koment