Thursday, 1 October 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›Zjarr i madh në Peqin, flakët shkrumbojnë sipërfaqe me ullinj dhe bimësi

Zjarr i madh në Peqin, flakët shkrumbojnë sipërfaqe me ullinj dhe bimësi

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë prej orëve të para të mëngjesit fshatrat Galush dhe Gjevurë në Peqin, duke shkaktuar dëme në sipërfaqe të konsiderueshme me ullinj dhe bimësi.

Flakët janë përhapur në një zonë të gjerë, ndërsa forcat zjarrfikëse po vijojnë operacionin për izolimin e vatrave dhe vënien e situatës nën kontroll.

Në operacionin për shuarjen e zjarrit është angazhuar edhe një helikopter, ndërsa era e fortë po favorizon përhapjen e flakëve dhe po vështirëson ndërhyrjen e ekipeve në terren.

Përpjekjet për neutralizimin e vatrave vijojnë, ndërsa raportimet nga terreni flasin për sipërfaqe të mëdha të përfshira nga zjarri në të dyja fshatrat.

Lini një koment