Thursday, 1 October 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›Kreditë për blerje banese, interesat bankare arritën 3.8% në lek dhe 5% në euro

Kreditë për blerje banese, interesat bankare arritën 3.8% në lek dhe 5% në euro

Blerja e një shtëpie me kredi është alternativa e vetme e shumë familjeve shqiptare për të zgjidhur çështjen e strehimit. Kjo e ka bërë huan për banesa një ndër produktet më të lëvruara nga bankat, por si variojnë normat e kthimit për këto borxhe.

Ne raportin e fundit të BSH-së, thuhet se norma e interesit për kreditë e reja në lek ishte 8.9%, ndërsa në Euro ishte 7.9%. Normat mesatare për të gjithë periudhën për këto monedha ishin përkatësisht 9.4% dhe 8.1% duke mos shfaqur ndryshime nga vlerat mesatare të gjashtëmujorit të kaluar.

Një prirje e dallueshme gjatë periudhës është rritja e normës së interesit për kreditë për konsum në monedhën Euro. Gjatë dy vjetëve të fundit norma e interesit të kredisë për konsum kanë qenë më të ulëta në monedhën Euro, ndërsa normat e interesit të kredisë për blerje banese shënojnë vlera më të ulëta në monedhën vendase. Në fund të periudhës normat e interesit për kredi për blerje banese në monedhat Lek dhe Euro ishin përkatësisht 3.8% dhe 5.0%.

Sipas Bankës Qëndrore, në tremujorin e dytë të vitit bankat kanë lehtësuar standardet e kreditimit dhe kanë rritur shkallën e miratimit të kredive për individët. Lehtësimi i standardeve të kreditimit sipas bankave lidhet me rritjen e konkurrencës në sistemin bankar dhe tolerancën më të lartë kundrejt marrjes përsipër të rrezikut.

Në tremujorin e tretë bankat presin që kërkesa për kredi nga individët të mbetet e lartë, si për financimin e konsumit ashtu edhe për blerjen e banesave.

Lini një koment