Sunday, 11 October 2026
54°F Detroit
Ballina›Kampionati boteror›Reali i Madridit jeton nën “stres”, fitore me polemika ndaj Villareal! Tension i lartë para Romës, Mourinho ‘kyç’ go

Reali i Madridit jeton nën “stres”, fitore me polemika ndaj Villareal! Tension i lartë para Romës, Mourinho ‘kyç’ go

Periudha negative e Vinicius po ecën përkrah momentit të tensionit që po përjeton Reali i Madridit dhe që në një farë mënyrë do ta shoqërojë deri në mbrëmjen e së mërkurës në Ligën e Kampioneve ndaj Romës.

Braziliani shënoi ndaj Villarrealit golin që do të çonte rezultatin në 2-0, por që më pas u anulua dhe vetë Vinicius u ndëshkua me karton të kuq pasi tërhoqi nga flokët Saliba, me Realin e Madridit që gjithsesi arriti të fitojë këtë ndeshje.

Gjithçka ndodhi në një kundërsulm të nisur nga Jude Bellingham që e çoi brazilianin te goli që do të mbyllte ndeshjen, sa edhe Mourinho zbriti në fushë për të festuar me futbollistët e tij.

Por VAR anuloi gjithçka dhe Vinicius me të drejtë u ndëshkua me karton të kuq, por që nuk u pranua nga i gjithë publiku në Bernabeu, ku një pjesë e tifozëve filluan të këndonin kore kundër ‘korrupsionit’ të La Liga, kundër presidentit të saj Javier Tebas(duke i kërkuar dorëheqjen) dhe me fërshëllima për shumë minuta pas daljes nga fusha të Vinicius.

Duke parë momentin e tensionit shumë të lartë, Jose Mourinho preferoi heshtjen për median dhe për të mos i hedhur më benzinë zjarrit në raportin e komplikuar mes Realit dhe drejtuesve arbitrarë e jo vetëm, të kampionatit spanjoll.

Përballja me median është shtyrë për të martën në prag të rikthimit të Special One në Olimpico, kur Mourinho do të jetë i detyruar t’u përgjigjet pyetjeve në konferencën për shtyp . Në Spanjë nënvizojnë se trajneri portugez do të përpiqet të evitojë argumentin dhe të vijojë më tej, edhe pse fitorja e së shtunës nuk i qetësoi, ndërkohë që vetë trajneri shpesh është i pari që i hedh benzinë zjarrit.

Ndërkaq, sipas të përditshmes AS, Vinicius do të skualifikohet me të paktën 2 ndeshje dhe kjo do të thotë se ai nuk do të jetë në El Clasicon e Camp Nout kundër Barcelonës që do të luhet në 25 tetor. Kështu Reali i Madridit ka një zemërim agonistik për të shfryrë ndaj Romës së Gasperinit me Vinicius dhe Mourinhon që presin rastin të kthehen menjëherë në fushën e lojës për ndeshjen e Ligës së Kampioneve.

Lini një koment