Avioni luftarak amerikan godet anijen ‘Ocean Molica’ në Gjirin e Omanit pasi tentoi të thyente bllokadën ndaj Iranit
Ushtria amerikane njoftoi të shtunën se ka çaktivizuar një anije tregtare në Gjirin e Omanit, pasi ekuipazhi i saj injoroi paralajmërimet dhe u përpoq të thyente bllokadën detare ndaj Iranit.
Një avion luftarak amerikan goditi me municion preciz pjesën e pasme të anijes ‘Ocean Molica’, me flamur panamez — e njohur edhe si ‘Arika Sun’ — duke e lënë plotësisht pa lëvizje, por pa i shkaktuar dëm ekuipazhit, siç njoftoi Komanda Qendrore e SHBA-së (CENTCOM) në një postim në X, raporton Reuters.
Sipas CENTCOM-it, anija ishte nisur nga një port iranian dhe kishte tentuar të kalonte ujërat rajonale, duke shpërfillur urdhrat e përsëritur për t’u ndalur.
Pas goditjes, CENTCOM u bëri thirrje të gjitha anijeve në Gjirin e Omanit dhe në hyrje të Ngushticës së Hormuzit të respektojnë paralajmërimet e bllokadës dhe të mbajnë kontakt me forcat detare amerikane.
Numri i anijeve që kalojnë këtë ngushticë jetike ka rënë në nivelin më të ulët në më shumë se dy muaj, pasi sulmet ndaj tankerëvë arritën nivelin më të lartë javën e kaluar që nga nisja e luftës së SHBA-së dhe Izraelit kundër Iranit në shkurt, duke rritur shqetësimet për ndërprerje të transportit detar dhe duke mbajtur lart çmimet e naftës. Para luftës, përmes Hormuzit kalonte rreth 20% e konsumit botëror të naftës.