E hënë, 9 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›Helmimi i fëmijëve në kopshtin publik, Ujësjellësi i Vlorës: Rezultatet e analizave të ujit dolën brenda normave, nga ve

Helmimi i fëmijëve në kopshtin publik, Ujësjellësi i Vlorës: Rezultatet e analizave të ujit dolën brenda normave, nga ve

Dhjetëra fëmijë u paraqitën në spitalin e Vlorës me shenja helmimi. Dyshimet e para ishin se fëmijët u helmuan nga uji.

Në një njoftim publik, ujësjellësi se janë analizuar 22 kampione, të cilat kanë rezultuar brenda normave, pa prani amoniaku dhe nitritesh.

Njoftimi i Ujësjellësit:

“Ujësjellës Kanalizimeve Rajoni Vlorë informon qytetarët dhe opinionin publik se nga analizat fiziko-kimike dhe bakteriologjike të kryera gjatë ditëve të fundit, rezultatet e përftuara kanë rezultuar brenda normave të përcaktuara, pa prani amoniaku dhe nitritesh.

Ky është një informacion i bazuar në të dhëna laboratorike konkrete te kryera nga Drejtoria e Shendetit Publik, të cilat dëshmojnë se parametrat e analizuar ne 22 kampionet e marre janë në përputhje me standardet përkatëse.

Dëshirojmë të theksojmë se transparenca me qytetarët është thelbësore. Për këtë arsye, kontrollet dhe monitorimi i cilësisë së ujit vijon rregullisht, ndërsa çdo rezultat bëhet publik në mënyrë të qartë dhe të përgjegjshme.

UKRV mbetet i angazhuar për monitorimin e vazhdueshëm dhe informimin e qytetarëve në çdo fazë të këtij procesi”.

Lini një koment