E hënë, 9 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›Opozita braktis sallën, dështon mbledhja për “Zgjedhoren”, s’ka paqe mes PD dhe PS! Demokratët kërkojnë plotësimin

Opozita braktis sallën, dështon mbledhja për “Zgjedhoren”, s’ka paqe mes PD dhe PS! Demokratët kërkojnë plotësimin

Ka dështuar mbledhja e Komisionit për Reformën Zgjedhore, pasi edhe pse PD mori pjesë në seancë, nuk u dakordësuan për ndryshimin e rendit të ditës.

Bashkëkryetari demokrat Oerd Bylykbashi, në emër të PD-së, ka kërkuar që reforma të diskutohet tek adresimi i rekomandimeve të OSBE-ODIHR. Demokratët i mbetën qëndrimit se mbledhja nuk mund të vazhdojë pa rend dite të dakordësuar, ndërsa kanë vendosur veton pro rekomandimeve të ODIHR.

PD propozon sistem proporcional kombëtar me lista 100% të hapura, teksa kërkohet që edhe listat e këshillit bashkiak të jenë 100% të hapura.

“Kërkoj zëvendësimin e saj me çështjen prioritare të rekomandimeve të ODIHR për “garantimin e fushës së barabartë të garës duke ndarë shtetin nga partia dhe ndalimin e abuzimit me pushtetin shtetëror në zgjedhje”. Kjo çështje është hapur për diskutim në Komision në muajt qershor-korrik dhe për të është organizuar nga Komisioni edhe një tryezë e madhe konsultimi me partnerë dhe ekspertë ndërkombëtarë dhe shoqërinë civile. Kjo çështje është prioritare për t’u përfunduar nga Komisioni para zgjedhjeve të 9 majit 2027”, tha ai.

Më pas PD la sallën, e pak minuta më pas u larguan edhe anëtarët e PS-së.

Lini një koment