E hënë, 9 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Bota›Një makinë përplaset me barrierat e Shtëpisë së Bardhë, arrestohen dy persona (VIDEO)

Një makinë përplaset me barrierat e Shtëpisë së Bardhë, arrestohen dy persona (VIDEO)

Një alarm sigurie u dha disa minuta para orës 17:00 (me orën lokale) pranë Shtëpisë së Bardhë në Uashington, pasi një automjet u përplas me barrierat mbrojtëse të godinës. Drejtuesi i makinës, i dyshuar si i armatosur, u arrestua nga autoritetet, ndërsa pak më vonë u vu në pranga edhe një person i dytë.

Pas incidentit, autoritetet amerikane ndërmorën masa të menjëhershme sigurie dhe ngritën një kordon në zonën përreth, pas informacioneve se drejtuesi i automjetit mund të ishte i armatosur.

Si masë paraprake, Shtëpia e Bardhë u mbyll dhe gazetarëve që ndodheshin në ambientet e saj iu kërkua të futeshin brenda ndërtesës. Masat e sigurisë u zgjeruan edhe në zonën përreth, pasi zëvendëspresidenti amerikan JD Vance ndodhej në një aktivitet në godinën e JPMorgan, në një distancë të shkurtër nga Shtëpia e Bardhë.

Korrespondenti i medias greke “Protothema.gr”, Yiannis Charamidis, raportoi nga vendngjarja për mobilizimin e forcave të sigurisë në kryeqytetin amerikan. Deri në momentin e raportimit, alarmi i sigurisë vijonte të ishte në fuqi.

Unclear what happened but someone just drove into a sign on the north end of Lafayette Square Park and then fought with Secret Service and National Guard when they got out of their car. https://t.co/Mwcrk4klQn

Lini një koment