E shtunë, 21 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›Bashkia e Tiranës reagon pas deklaratave të Ramës: Nuk jemi institucion në varësi të kryeministrit

Bashkia e Tiranës reagon pas deklaratave të Ramës: Nuk jemi institucion në varësi të kryeministrit

Bashkia e Tiranës ka reaguar me një deklaratë zyrtare pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama në mbledhjen e Asamblesë së Partisë Socialiste të Tiranës.

Në deklaratë theksohet se Bashkia e Tiranës nuk është institucion në varësi të kryeministrit, ndërsa autonomia e saj garantohet nga neni 13 i Kushtetutës.

Reagimi i plotë

“Bashkia Tiranë dënon ndërhyrjet politike të Kryeministrit Edi Rama në kompetencat dhe vendimmarrjen e kryetarit të zgjedhur të Bashkisë Tiranë, si dhe presionin e ushtruar publikisht ndaj drejtuesve të administratës bashkiake.

Bashkia Tiranë nuk është institucion në varësi personale të Kryeministrit. Autonomia e saj garantohet nga neni 13 i Kushtetutës dhe ligji nr. 139/2015.

Emërimet dhe shkarkimet në administratën bashkiake janë kompetenca që ushtrohen sipas ligjit, jo sipas preferencave personale.

Deklaratat dhe presionet e fundit janë vijim i një qëndrimi që ngre shqetësime serioz se masa e sigurimit personal ndaj kryetarit të zgjedhur po shfrytëzohet për të neutralizuar autoritetin e tij institucional dhe për të imponuar kontroll politik mbi Bashkinë Tiranë.

Asnjë qëndrim politik nuk mund të justifikojë cenimin e autonomisë vendore dhe të vullnetit të qytetarëve të Tiranës.

Bashkia Tiranë kërkon ndërprerjen e çdo ndërhyrjeje politike në vendimmarrjen e saj dhe respektimin e plotë të rendit kushtetues.

Bashkia Tiranë u përket qytetarëve të saj, jo preferencave personale të Kryeministrit dhe do i shërbejë deri në fundit zgjedhësve të saj”, thuhet në deklaratën e Bashkisë së Tiranës.

Lini një koment