Protestuesit i vënë flakën një koshi mbeturinash te Myslym Shyri, vijon marshimi në Tiranë
Vijon protesta e studentëve dhe qytetarëve në Tiranë. Gjatë marshimit në rrugët e kryeqytetit, protestuesit i kanë vënë flakën një koshi mbeturinash në zonën e Myslym Shyrit, siç njofton BalkanWeb.
Ngjarja u regjistrua ndërsa marshimi i studentëve, qytetarëve dhe përfaqësuesve të shoqërisë civile vijonte nëpër akset e kryeqytetit, pas qëndrimit para Ministrisë së Arsimit.
Gjatë marshimit vijojnë thirrjet kundër qeverisë dhe kërkesat për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, kërkesë që protestuesit e cilësojnë të panegociueshme.