Aksident fatal në Fier, makina përplas për vdekje 80-vjeçarin me biçikletë
Një aksident rrugor me pasojë vdekjen e një 80-vjeçari është regjistruar pasditen e kësaj të shtune në aksin Fier–Seman.
Sipas njoftimit paraprak të Policisë, rreth orës 16:15, një automjet me drejtues një 61-vjeçar, me inicialet V. M., është përplasur me një biçikletë që drejtohej nga një 80-vjeçar, me inicialet N. P.
Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i biçikletës ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Ndërkohë, drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.