E shtunë, 21 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›“Ditë historike për sportin shqiptar!”- Kryeministri Rama përshëndet triumfin historik të skiatores Lara Colturit: Na b

“Ditë historike për sportin shqiptar!”- Kryeministri Rama përshëndet triumfin historik të skiatores Lara Colturit: Na b

suksesin historik të Lara Colturit, e cila triumfoi në garën e sllallomit në Gurgl të Austrisë, duke i dhuruar Shqipërisë fitoren e parë në historinë e Kupës së Botës në ski alpine.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Rama ka vlerësuar arritjen e jashtëzakonshme të skiatores 20-vjeçare, e cila ngjitet në majën e podiumit pas dy vendeve të dyta të regjistruara në vitet 2024 dhe 2025.

“Një ditë historike për sportin shqiptar! Në moshën 20-vjeçare, Lara Colturi triumfon në sllallomin e Gurglit në Austri, duke i dhuruar Shqipërisë fitoren e parë në Kupën e Botës në ski alpine”, shkruan kryeministri.

Rama ka theksuar gjithashtu se suksesi i Colturit përbën një moment krenarie për të gjithë shqiptarët, duke e cilësuar atë si një arritje historike për sportin e vendit.

“Pas dy vendeve të dyta në vitet 2024 dhe 2025, Lara ngjitet në majën e podiumit, duke na bërë krenarë të gjithëve”, përfundon reagimin e tij.

Triumfi në Gurgl shënon një moment të rëndësishëm për karrierën e skiatores shqiptare, e cila konfirmon formën e shkëlqyer dhe potencialin për të qenë protagoniste në garat më të rëndësishme të skive alpine botërore.

Lini një koment