Video/ thuajse dy vite në pritje të këtij goli, futbollisti shqiptar gjen përsëri rrjetën me pretendentët për Serinë A
Nga Panorama Sport
Pas thuajse dy vitesh pritje, Kleis Bozhanaj është kthyer përsëri të tundë rrjetën në Serinë B me fanellën e Modenas, duke ndihmuat ekipin e tij të ruante vendin e dytë në renditjen e kampionatit dhe të jetë ndër pretendentët kryesore për ngjitjen në Serinë A.
Në ndeshjen ndaj Juve Stabias, Bozhanaj hyri në fushë në pjesën e dytë të takimit dhe në minutën e 76-të, pas një aksioni të nisur nga ai në krahun e majtë, ia doli që të shënonte golin e rezultatit përfundimtar 2-0 për ekipin e tij.
Bozhanaj nuk shënonte gol që nga dhjetori i vitit 2024, ndaj edhe festa e tij e çmendur duke hequr fanellën ishte mëse e natyrshme, sidomos pas një periudhe të vështirë me dëmtime e mosaktivizim që kishin nxjerrë 25-vjeçarin nga vëmendja në kohët e fundit.