E diel, 22 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Kombetarja›Transferim në Madrid? Pas Hysajt dhe Muçit, zbulohet e vërteta edhe për liderin tjetër të Kombëtares

Transferim në Madrid? Pas Hysajt dhe Muçit, zbulohet e vërteta edhe për liderin tjetër të Kombëtares

Nga Emanuel Loci, Panorama Sport

Pasi Elseid Hysaj u lidh me Mançester Junajtid dhe më pas Ernest Muçi me Romën, një tjetër lajm i pavërtetë qarkulloi këtë javë. Stavro Pilo u dërgua tek Atletiko Madrid, por sërish “Panorama Sport” konfirmon se Pilo nuk është në vëzhgimin e klubit madrilen. Asnjë prej tre lojtarëve, nuk është në vëzhgimin e klubeve të përmendura deri tani. Pra Manchester United, Roma apo Atletico Madrid.

Pilo po shkëlqen me AEK-un. Një lider i kampionëve të Greqisë, i cili është kthyer në titullar fiks edhe te Kombëtarja shqiptare.

Megjithatë, mbetet për t’u parë nëse ndonjë ekip do të afrohet për transferimin. Deri tani fokusi qëndron tek AEK-u.

Lini një koment