E diel, 22 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Kombetarja›Video/ Maran e la jashtë, sulmuesi i Kombëtares i përgjigjet me golin që e afron me golashënuesin më të mirë në kampionat

Video/ Maran e la jashtë, sulmuesi i Kombëtares i përgjigjet me golin që e afron me golashënuesin më të mirë në kampionat

Nga Panorama Sport

Indrit Tuci është kthyer në formën më të mirë të tij dhe këtë po e tregon që në pjesën e parë të sezonit në Slloveni, ku po shënon me rregullsi me fanellën e Olimpija Ljubljanës.

Sulmuesi, i cili u la jashtë listës për grumbullimet e Kombëtares nga trajneri Rolando Maran, ka shënuar sot golin e tij të 6 të këtij sezoni, duke i dhënë fitoren 1-0 ekipit ndaj Radomlje.

Në minutën e 44-t të duelit, ai ekzekutoi saktësisht një penallti, duke shënuar atë që ishte goli i vetëm iu ndeshjes.

Kështu, Tuci u ngjit në kuotën e 6 golave në këtë edicion, vetëm një më pak se Marosa i cili mban kreun e renditjes së golashënuesve në kampionat. Tuci iu bashkua gjatë verës ekipit të Olimpija Ljubljanës, ku pjesë është edhe sulmuesi tjetër i Kombëtares, Marvin Çuni, i cili sot ishte gjithashtu titullar.

Lini një koment