Moviola e Skënderbeu-Egnatia/ Aleksi e kërkoi të kuqin, anësori nuk gabon (VIDEO)
Nga Panorama Sport
Një ndeshje me episode të rëndësishme në Korçë, ku Skënderbeu dhe Egnatia dhuruan emocione, por edhe polemika.
Aleksi la rrogozhinasit me 10 lojtarë pas daljes me karton të kuq në minutën e 43-të, ndërsa në pjesën e dytë Adjesa gjeti rrugën e rrjetës, por goli u anulua për pozicion jashtë loje.
Dy momente kyçe që ndikuan në rrjedhën e takimit.
Minuta e 43-të:
Karton i kuq për Skënderbeun! Ndërhyrje e gabuar e Aleksit ndaj Bragës dhe gjyqtari i tregon të verdhin e dytë, duke e nxjerrë me të kuq. Vendim i drejtë, por duket sikur Aleksi e kërkoi vet kartonin e kuq. (VIDEO)
Minuta e 60-të:
Adjesa ia del të shënojë në portën e vendasve, por vijërojtësi sinjalizon për pozicion jashtë loje të sulmuesit. Vendim i anësorit dhe teknologjisë. (VIDEO)