Java mbyllet me Tiranën në transfertë, katër ekipeve u mjaftoi nga një gol për 3 pikë në Superiore
Nga Panorama Sport
Sot do të mbyllet java e 12-të e Abissnet Superiore. Prej orës 13:30 është rezervuar sfida Vora-Tirana.
Vora si vend i tetë regjitron 3 pikë më pak se Tirana e vendit të shtatë. Bardhebluve u mjafton një fitore për të kaluar katër skuadra në renditje.
Katër takimet e mëparshme të kësaj jave janë zgjidhur me nga një gol. Vetëm Vllaznia fitoi në transfertë ndaj Partizanit, pasi ekipet e tjerë ishin pritës.
Skënderbeu mposhti Egnatian, Elbasani ia doli përballë Dinamo dhe Teuta fitoi ndaj Laçit.