E diel, 22 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Sporti›Kategoria e Parë: Festojnë Oriku dhe Korabi, Mehmeti debuton me fitore

Kategoria e Parë: Festojnë Oriku dhe Korabi, Mehmeti debuton me fitore

Kanë përfunduar 3 ndeshjet e ditës së sotme në Kategorinë e Parë, të vlefshme për javën e 11-të të kampionatit.

Dritan Mehmeti debuton me fitore në krye të Pogradecit, pasi liqenorët fitojnë 1-0 në transfertë ndaj Burrelit.

Një fitore të rëndësishme larg shtëpisë merr edhe Korabi, që mposht me rezultatin 2-0 në Librazh vendasit e Sopotit.

Ka festë edhe për Orikun, që provon fitoren e parë sezonale në kampionat, pasi triumfon minimalisht 1-0 përballë Kukësit në shtëpi.

Nesër do të luhen 3 ndeshjet e tjera të javës së 11-të të Kategorisë së Parë, me sfidat Besëlidhja-Iliria dhe Flamurtari-Bylis që do të transmetohen në RTSH.

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Lini një koment