E diel, 22 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Sporti›Abissnet Superiore: Mungojnë golat, Vora dhe Tirana ndahen në paqe

Abissnet Superiore: Mungojnë golat, Vora dhe Tirana ndahen në paqe

Ka përfunduar në barazim të bardhë 0-0 sfida Vora-Tirana, ndeshje që mbylli javën e 12-të të kampionatit Abissnet Superiore në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar.

Sfida e transmetuar drejtpërdrejt në RTSH 1 dhe RTSH Sport ka qenë e bukur dhe e luftuar, por nuk ka patur gola dhe për rrjedhojë as fitues.

Të dyja skuadrat kanë pasur mundësitë e veta, por nuk kanë arritur të finalizojnë si duhet rastet e krijuara. Mbyllet në barazim 0-0 sfida me dy skuadrat që ndajnë nga një pikë.

Vora ngjitet në kuotën e 13 pikëve, ndërsa Tirana shkon në kuotën e 16 pikëve në tabelën e klasifikimit.

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Lini një koment