Video/ Supergol me gjuajtje fluturimthi sa nis shtesa, Kevin Dodaj jep spektakël dhe mban ekipin në garë për titullin
Nga Panorama Sport
Kevin Dodaj është kthyer në këtë sezon në protagonistin kryesor të lojës së Leçia Gdansk në kategorinë e dytë në Poloni ku ai po shënon me rregullsi të vazhdueshme edhe gola me peshë.
Të njëjtën gjë ka bërë edhe sot, teksa një gol i tij i ka dhënë suksesin ekipit në ndeshjen në shtëpi ndaj Odra Opole. Në fakt, goli i Dodajt ka qenë i jashtëzakonshëm si për mënyrën e ekzekutimit, ashtu edhe për momentin kur erdhi, pasi vendosi fatin e sfidës.
Në zhvillimin e një goditje nga këndi, kur sapo nisi shtesa e ndeshjes dhe shifrat ishin 1-1, Dodaj lëshoi një goditje fluturimthi që përfundoi në rrjetë duke siguruar shifrat 2-1 dhe praktikisht fitoren për ekipin e tij.
Ky ishte goli i 5 i këtij sezoni për Dodajn me fanellën e Leçia Gdansk, që mbetet në vendin e tretë në renditje, vetëm 1 pikë larg kreut që mbahet nga Polonia Varshava.