Dëmtimi i Ismajlit, trajneri zbulon situatën e pazakontë të mbrojtësit: kemi frikë se bëhet fjalë për frakturë
Nga Panorama Sport
Ardian Ismajli la fushën e lojës në minutën e 71-të të ndeshjes së të shtunës mes Napolit dhe Torinos, pasi kishte bërë një paraqitje mjaft të mirë kundër ekipit napolitan.
Mbrojtësi u ul në tokë dhe kërkoi zëvendësim, duke treguar fillimisht për probleme në kofshë. Por pas sfidës, ishte trajneri Injacio Abate ai i cili zbuloi se futbollisti i Kombëtares kishte probleme të tjera.
“Ismajli kishte probleme në gishtin e dorës, kemi frikë se bëhet fjalë për frakturë. Në ditët e mëvonshme do të bëjë testimet e rastit”, tha trajneri i Torinos rreth situatës së mbrojtësit i cili po shoqërohet nga probleme dëmtimesh nga më të ndryshmet.