E diel, 22 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Kombetarja›Video/ Gol nga mesfushori i Kombëtares me asist nga i harruari i kuqezinjve, por në fund asnjëri nuk buzëqesh

Video/ Gol nga mesfushori i Kombëtares me asist nga i harruari i kuqezinjve, por në fund asnjëri nuk buzëqesh

Nga Panorama Sport

Mesfushori i Kombëtares shqiptare, Julian Shehu, ka gjetur sot rrugën e rrjetës për herë të parë në këtë sezon në kampionatin polak ku vesh fanellën e skuadrës së Vidzev Lodz.

Në minutën e 52-të të ndeshjes në transfertë ndaj Rakov, Shehu gjeti golin e barazimit të përkohshëm 1-1 me një gjuajtje të devijuar nga jashtë zonës, teksa pasimin e mori nga Lindon Selahi, një emër i njohur për Kombëtaren shqiptare të futbollit por i cili ka vite që nuk ftohet në radhët e saj.

Megjithatë, futbollistët shqiptarë nuk dolën të lumtur nga kjo ndeshje, pasi Rakov shënoi dy herë të tjera dhe e mbylli takimin me fitoren 3-1, duke lënë Vidzev Lodz në zonën e ftohtë të klasifikimit të kampionatit polak.

Lini një koment