E martë, 24 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Kategoria e Pare›Dramë në futbollin shqiptar, lojtarët rrethojnë gjyqtarin e Superiores pranë zonës dhe e dërgojnë në mesfushë

Dramë në futbollin shqiptar, lojtarët rrethojnë gjyqtarin e Superiores pranë zonës dhe e dërgojnë në mesfushë

Skena dramatike ishin dje për Kastriotin në Kategorinë e Parë, ndërsa luajti përballë Besës në stadiumin “Redi Maloku”. Krutanët e humbën takimin me rezultatin 1-2, ndërsa vendosi një penallti në kohën shtesë.

“Panorama Sport” iu sjell më poshtë pamjet e penalltisë që Daniel Vrapi akordoi në favor të Besës. Lojtarët e Kastriotit nuk ishin aspak dakord, për këtë edhe e rrethuan gjyqtarin që këtë sezon ka gjykuar po ashtu në Abissnet Superiore.

Kastrioti e zhbllokoi takimin e javës së 11-të që në minutën e parë. Besa barazoi në pjesën e parë, teksa përmbysjen e vulosi goli i Redon Danajt në minutën e 91-të.

Krutanët po luftojnë për mbijetesën. Në anën tjetër ndodhet Besa që kryeson kampionatin.

Lini një koment