E martë, 24 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Kategoria e Pare›Plas në Lezhë, Jorgji i tregon kartonin e kuq dhe debaton me Selmanin! Policia e shoqëron jashtë

Plas në Lezhë, Jorgji i tregon kartonin e kuq dhe debaton me Selmanin! Policia e shoqëron jashtë

Enea Jorgji ka larguar me karton të kuq Brajan Selmanin. Ky i fundit mori të verdhin e dytë në minutën e 60-të, pasi kishte fituar fillimisht një goditje dënimi.

Jorgji dhe Selmani debatuan në fushë, para se ky i fundit të largohej nga fusha e blertë. Policia po ashtu e shoqëroi drejt dhomës së zhveshjes.

Iliria po kryesonte 0-1 ndërkohë. Sfida në Lezhë vlen për javën e 11-të të Kategorisë së Parë.

Lini një koment