Besëlidhja dhe Besa festojnë përmbysjet në fund, Iliria me Kastriotin “shënjestrojnë” gjyqtarët
Besëlidhja dhe Besa kanë grumbulluar 3 pikë, respektivisht ndaj Ilirisë dhe Kastriotit në javën e 11-të të Kategorisë së Parë. Fitore të mëdha që erdhën me përmbysje.
Kastrioti ka shënjestruar gjyqtarin Daniel Vrapi, që akordoi penallti për Besën në fund. Danaj shënoi në minutën e 91-të nga pika e bardhë për rezultatin 1-2.
Iliria ndërkohë shigjeton arbitrin Enea Jorgji. Ky i fundit i dha karton të kuq Brajan Selmanit në minutën e 61-të. Më pas erdhën edhe dy golat nga Besëlidhja e Josës.
KASTRIOTI 1-2 BESA
1′ Beshiraj – 31′ Marku, 90+1′ Danaj
BESËLIDHJA 2-1 ILIRIA
69′ Ogungbire, 90+3′ Hila – 44′ Adeni