Dramë në futbollin shqiptar, lojtarët rrethojnë gjyqtarin e Superiores pranë zonës dhe e dërgojnë në mesfushë
Skena dramatike ishin dje për Kastriotin në Kategorinë e Parë, ndërsa luajti përballë Besës në stadiumin “Redi Maloku”. Krutanët e humbën takimin me rezultatin 1-2, ndërsa vendosi një penallti në kohën shtesë.
“Panorama Sport” iu sjell më poshtë pamjet e penalltisë që Daniel Vrapi akordoi në favor të Besës. Lojtarët e Kastriotit nuk ishin aspak dakord, për këtë edhe e rrethuan gjyqtarin që këtë sezon ka gjykuar po ashtu në Abissnet Superiore.
Kastrioti e zhbllokoi takimin e javës së 11-të që në minutën e parë. Besa barazoi në pjesën e parë, teksa përmbysjen e vulosi goli i Redon Danajt në minutën e 91-të.
Krutanët po luftojnë për mbijetesën. Në anën tjetër ndodhet Besa që kryeson kampionatin.