E martë, 24 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Abissnet Superiore›Qirko si lider i Partizanit, shihni më të aktivizuarit e të kuqve në këtë sezon

Qirko si lider i Partizanit, shihni më të aktivizuarit e të kuqve në këtë sezon

Në 12 javët e para të kampionatit, dy trajnerët që kanë drejtuar Partizanin, Florin Bratu dhe Mislav Karoglan kanë zgjedhur më shpesh këtë formacion, i cili përfaqëson 11-shen më të përdorur nga të kuqtë gjatë kësaj periudhe.

Në portë, Pano Qirko është zgjedhja më e qëndrueshme, duke qenë pjesë e formacionit në 100% të rasteve. Gardën e prapavijës e përbëjnë Mija, Buxhelaj dhe Marku, ndërsa në mesfushë janë preferuar Dion Vata, Murataj, Dumbia dhe Hjumën. Në repartin ofensiv, treshja më e përdorur përbëhet nga Aliu, Fadairo dhe Keko.

Përqindjet e aktivizimit tregojnë se disa futbollistë kanë pasur një rol më të rëndësishëm në zgjedhjet e dy trajnerëve. Marku, Murataj, Dumbia, R. Human dhe D. Fadairo janë përfshirë në këtë formacion në 75% të rasteve, duke dëshmuar se kanë qenë ndër lojtarët më të preferuar. Ndërkohë, Mija, Buxhelaj, Vata, Aliu dhe Keko kanë një përqindje prej 50%.

Në krye të listës qëndron Qirko, i cili me 100% të aktivizimeve është futbollisti që ka gëzuar besimin më të madh në këtë 11-she. Këto të dhëna pasqyrojnë zgjedhjet e dy trajnerëve që kanë qenë në drejtimin e Partizanit gjatë 12 javëve të para, por edhe vazhdimësinë në disa pozicione të formacionit. Pavarësisht ndryshimeve në pankinë, emrat e mësipërm kanë qenë ata që janë aktivizuar më shpesh në skemën e skuadrës.

SHTËPIA

Megjithatë, përtej zgjedhjeve në formacion, Partizani vijon të ketë një problem të dukshëm në rezultatet e ndeshjeve në shtëpi. Të kuqtë vazhdojnë të jenë skuadra e vetme në Kategorinë Superiore që nuk ka arritur të regjistrojë asnjë fitore përpara tifozëve të saj. Një statistikë që e bën edhe më të rëndësishme gjetjen e një formule për të kthyer stadiumin në një pikë të fortë të skuadrës dhe për të ndryshuar ecurinë në ndeshjet e ardhshme.

Lini një koment