E martë, 24 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Abissnet Superiore›Ilir Daja lë Dinamon për kampionët? Drejtori sportiv konfirmon të vërtetën: Flitet për shifra astronomike

Ilir Daja lë Dinamon për kampionët? Drejtori sportiv konfirmon të vërtetën: Flitet për shifra astronomike

Te Drita mohojnë që Ilir Daja të jetë kontaktuar ndonjëherë për t’u emëruar trajneri i ri. Vetë drejtori sportiv Valon Zymberi foli për këtë situatë, ndërsa Daja qëndron në stolin e Dinamos.

“Me gjithë respektin dhe vlerësimin që kemi për Ilir Dajën, por nuk ka asgjë të vërtetë. Nuk e kemi kontaktuar asnjëherë dhe nuk kemi shfaqur interesim.

Ne kemi një trajner nën kontratë dhe jemi në rrugën e duhur. Gjithashtu edhe Daja është në një klub. Nuk ka asgjë të vërtetë.

E kam dëgjuar që nga Shqipëria flitet për shifra astronomike që Drita ofron, por Drita është ndërtuar si ekip me menaxhim dhe jo me shifra të mëdha që shpenzon.

I vetmi vend ku Drita nuk kursen shifra të mëdha të parave është kampi i klubit i cili po ndërtohet dhe aty investohet me shumë dëshirë nga pronarët, ndërsa pjesa e ekipit gjithmonë është menaxhuar me kujdes e profesionalizëm”, u shpreh Zymberi për “Gazeta Olle” në Kosovë.

Lini një koment