E martë, 24 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Abissnet Superiore›Një debutues për Egnatian në ndeshjen për historinë, këtë vit i solli fat Dinamos

Një debutues për Egnatian në ndeshjen për historinë, këtë vit i solli fat Dinamos

Ndeshja e kësaj të enjte mes Egnatias dhe Linkoln Red Imps të Gjibraltarit shihet si mundësia më e mirë për rrogozhinasit që të marrin fitoren e parë në fazën e grupit të Ligës së Konferencës.

Kampionët në fuqi të Superiores në këtë ndeshje do të kenë si gjyqtar një debutues në këtë fazë të turneut. UEFA ka caktuar suedezin Oskar Xhonson për të drejtuar ndeshjen që zhvillohet në “Air Albania”. AI ka marrë stemën ndërkombëtare vetëm në vitin 2025 dhe maksimumi që kishte drejtuar deri tani ishin kualifikueset në Ligën e Konferencës gjatë kësaj vere. Debutimin e tij në Europë ai e bëri i caktuar për të drejtuar Dinamon në ndeshjen ndaj Astanës në transfertë në turin e parë të kompeticionit, me ekipin shqiptar që triumfoi 4-1 pas kohëve shtesë duke u kualifikuar më tej.

Markus Lundgren Klite dhe Runo Sebastian Robertson janë asistentët e tij, me Mohamed Al-Hakim si gjyqtar i katërt. Ndërkohë, në VAR do të jetë një dyshe holandeze me Ervin Blank si kryesor dhe Aleks Bos në AVAR.

Lini një koment